Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasan Preteni i bashkohet “Alternativës”

Subjektit më të ri politik në vend të themeluar nga deputeti Ilir Deda dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, “Alternativës”, i është shtuar edhe një emër i njohur për publikun.

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Alternativës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Preteni e ka drejtuar AKK-në për 2 mandate të plota, ndërsa pas largimit nga ky post pati thënë se do të punojë sepse nuk e ka luksin të rri as edhe një muaj pa punë, por pa saktësuar se në çfarë fushe.

Ai ishte angazhuar si konsulent për antikorrupsion në organizatat ndërkombëtare.