Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themelorja hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes së aktivistëve të VV-së në rastin për terrorizëm

Katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje u janë refuzuar kërkesat që të hedhet poshtë aktakuza e Prokurorisë në rastin për terrorizëm.

Këtë për televizionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjyqtari i çështjes ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar kërkesat e palëve - kundërshtimet. Meqenëse avokatët kanë bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e njëjta pritet të merret vendimi dhe pastaj të vazhdohet me caktimin e shqyrtimit kryesor”, ka thënë Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës për të akuzuarit në këtë rast janë të qëllimshme, veçanërisht tani kur ka deklarime nga zyrtarët e shtetit se do të kthehet në Kuvend çështja e demarkacionit.

Sipas Frashër Krasniqit, kjo është pranuar nga gjyqtari në arsyetimin e tij për vazhdim të masës së arrestit shtëpiak, ku si arsye për këtë është përmendur mundësia e pengimit të punës së deputetëve nga të akuzuarit.

Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti akuzohen nga Prokuroria për terrorizëm, që ka të bëjë me sulmin në Kuvendin e Kosovës në verën e 2016-ës.

Krasniqi, që është në arrest bashkë me 3 të akuzuarit tjerë tash e 8 muaj, thotë se nuk ka shpresa se ky sistem do të sjellë drejtësi në këtë rast.

I akuzuar dhe i mbajtur në paraburgim për rastin e njëjtë ka qenë edhe aktivisti tjetër i VV-së, Astrit Dehari.

Dy muaj pas arrestimit të tij dhe mbajtjes në paraburgim pa pasur ende një aktakuzë për të, ai vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Për rastin ende janë duke vazhduar hetimet, derisa Prokuroria e ka cilësuar atë si vetëvrasje.