Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe ish-kryetari i PD-së kundër bojkotit të zgjedhjeve nga ana e PD-së

Pas Majlinda Bregut, edhe Eduard Selami ka dalë kundër bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Ish-kryetari i PD-së thotë, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, se çadra po përdoret nga Lulzim Basha jo më për një protestë paqësore, por për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm për vendin, siç është votimi i reformës në drejtësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm, siç është reforma në drejtësi, që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma me një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për PD dhe për çështjen shqiptare”, tha Selami.