Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

82 për qind e grave nuk janë në treg të punës, shtatzënat më të diskriminuarat

Kosova gjendet me përqindje më të lartë të papunësisë në rajon. Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontratë pune dhe në kushte të mjerueshme.

Këto janë konstatime të grupit joformal të grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, që sot për të shënuar 1 Majin kanë organizuar një performancë publike të titulluar “Kontrata”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtij grupi, mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së punëtorëve. Gjatë vitit 2016, nëntë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq ky fenomen i pasigurisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, ku brenda tre muajve, katër punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

“Gratë në veçanti përballen me shumë pengesa, duke përfshirë rolin e tyre tradicional si kujdestare kryesore e familjes. Raportet tregojnë që 82 për qind të grave nuk janë aktive në tregun e punës. Në anën tjetër, gratë shtatzëna vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Një numri të madh të grave shtatzëna i ofrohen kontrata afatshkurtra, ndërsa të tjerave u ndërpritet kontrata ose zëvendësohen deri sa ato gjenden në pushim të lehonisë. Ndërkaq, 80 për qind e grave që punojë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune; rreth 31 për qind e tyre që punojnë në këtë sektor, punojnë 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë”, thuhet në njoftimin për media të këtij Grupi.

Image

Krejt në fund, në komunikatë thuhet se shkalla e lartë e papunësisë, shkelja e të drejtave të punëtorëve/eve në vende të punës, si dhe pasiguria e punëtorëve në vendet e punës janë arsyet kryesore të cilat tregojnë që 1 Maji nuk është ditë feste e punëtorëve/eve.

“Andaj, ne si FEMaktiv për ditën e 1 Majit organizojmë një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t'i ndajmë dhe artikulojmë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme. Ne, gjithashtu, i bëjmë thirrje sindikatave të punës si dhe gjithë qytetarëve për bashkëpunim”, thuhet në fund të këtij njoftimi.