Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Akademia e Grave për Lidership me aktivitet sensibilizues për 1 Maj

Gratë e Akademisë për Lidership kanë organizuar një aktivistet për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfshirë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për të dëgjuar brengat e qytetarëve lidhur me vendet e tyre të punës, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas organizatores Behare Sopa , qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes për të rinjtë që përballen me praktikat diskriminuese në Kosovë e sidomos për sektorin privat.

Me këtë rast u tha se edhe në sektorin publik të rinjve nuk u jepet shumë hapësirë, ndërsa sipas organizatorëve qëllimi i këtij aktiviteti ishte që sensibilizimi i opinionit dhe institucioneve për mundësinë e punësimit të të rinjve.