Sipas gazetës serbe “Alo” thuhet se politikanë shqiptarë, si Behgjet Pacolli apo Ramush Haradinaj, janë duke korruptuar zyrtarë serbë, me qëllim që të blejnë pasuri të patundshme në jugun e Serbisë, transmeton Shqiptarja.
Burime të kësaj gazete aludojnë se ky plan është ide e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta shkruan se ky plan i kryeministrave shqiptarë ka për qëllim që jugu i Serbisë të bëhet pjesë e Shqipërisë së madhe.
E përditshmja “Alo” shkruan se zyrtarë serbë janë lidhur me politikanë shqiptarë nga Kosova dhe marrin rryshfet prej tyre duke ju shitur fabrika dhe toka për çmime marramendëse.
“Është habi se si disa njerëz nga departamenti ekonomik i qeverisë së Serbisë, si dhe agjenci të veçanta, për një kohë shumë të shkurtër nga ana e nëpunësve të zakonshëm janë bërë pothuajse manjtë”, shkruhet në artikullin e kësaj gazetë.
“Shqiptarët masivisht po blejnë pasuri të patundshme serbe me çmime marramendëse, vetëm për ti larguar serbët nga ato prona, sikur në Kosovë para luftës. Për shkak të serbëve të pangopur, shqiptarët, përmes miliarderit Behgjet Pacolli dhe nën kujdesin e Ramush Haradinajt po i bëjnë këto veprime”, shkruan gazeta serbe, përcjell Shqiptarja.
Presidenti i Serbisë Aleksandaër Vuçiq, ka pohuar këtë javë se ka prova që shqiptarët nëpërmjet tre biznesmenëve janë duke blerë toka dhe biznese në mënyrë masive në jug të Serbisë.
Kjo është hera e dytë brenda javës që mediat serbe aludojnë për blerje të pasurive të patundshme nga ana e manjatit Pacolli, me vlerë prej 250 milionë euro.