Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot me 30 prill 2017, i ka zhvilluar punimet Kuvendi i V-të Zgjedhor. Pas diskutimeve të punës dhe aktivitetit të shoqatës, dhe pas nisjes se proceduarve për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese, nga delegatët e pranishëm në kuvend, me unanimitet të plotë, Bekim Mushkolaj, është zgjedhur kryetar i ri i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan për mandatin 30 prill 2017 – 30 prill 2019.
Po nga ky kuvend, u zgjodh edhe kryesia në këtë përbërje : Zeqë Malaj e Betim Qorraj nënkryetar, Ismet Haskaj sekretar, Ilir Batusha arkëtar, Afrim Balaj, Ismet Lokaj,
Rexhep Zeqiraj, Tafë Çekaj, Shpejtim Tahiraj, Lirim Kameraj, Rexhep Zeqiraj dhe Bashkim Osdautaj anëtar të kryesisë.
Kuvendi i V-të Zgjedhor, i ka zhvilluar punimet pas dorëheqjes se Selim Lokajt, nga detyra e kryetarit të degës se Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan.
Kështu, sot Shkodran Imeraj në cilësinë në kryetarit të detyrë i dorëzoj detyrën e kryetarit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan Bekim Mushkolajt.