Familjes së Qemajl dhe Shpresa Mazrekut nga Malisheva pas disa vjetësh martesë, iu shtua edhe një anëtar i ri. Lindjes së foshnjës aq sa iu gëzuan edhe u dëshpëruan.
Prindërit akuzojnë gjinekologun Afrim Muhaxhiri nga klinika private “Fati Im” në Gjakovë, se nuk e zbuloi me kohë se foshnja kishte deformime të gojës dhe sëmundje të zemrës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë muajin e katërt të shtatzënisë së gruas, doktori Muhaxhiri dyshoi se fetusi nuk po zhvillohej si duhet për çka kërkoi që t’i bëheshin analizat, të cilat iu kryen në Hon Kong, e sipas të cilave, gjithçka ishte në rregull.
Mazreku tashmë kundër këtij doktori ka ushtruar kallëzim penal.
Nga ana tjetër, gjinekologu Muhaxhiri thotë se anomalia “buza e lepurit” siç njihet në mjekësi është malformim, i cili klasifikohet në grupin e minor të keq formimeve.
Edhe sikur të vërehej nga ultrazëri, nuk është arsye për ndërprerje të shtatzënisë.
Muhaxhiri thotë se ai në atë kohë, çiftit i kishte rekomanduar edhe një analizë tjetër për zhvillim gjenetik të fetusit, por që kjo familje nuk kishte pranuar ta bëjë.