Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT do të rishpallë tenderin 350 mijë eurosh, u gjet se favorizonte një operator

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që Ministria e Arsimit të rishpallë tenderin për “Furnizim me Teknologji Informative” për nevojat e këtij dikasteri, me ankesë të Operatorit Ekonomik ‘Botek’.

Zyrtarë të këtij operatori ishin ankuar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Ministria e Arsimit ka bërë specifikime për ta favorizuar një operator të caktuar ekonomik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MASHT-i kishte kërkuar furnizim me kompjuterë, monitorë, lap topë, skanerë, printerë me ngjyrë, projektorë, etj.

Sipas Hilmi Asllanit, përfaqësues i kompanisë “Botek”, janë kërkuar 40 produkte të teknologjisë informative, ku për 13 pozicione, është kërkuar edhe autorizim i prodhuesit dhe deklaratë e prodhuesit për garancinë.

“Me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të konstatohet se specifikat në këtë dosje janë përpiluar 100%, duke kopjuar nga broshurat e caktuara dhe përshtatur prodhuesve të caktuar, duke diskriminuar dhe përjashtuar pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë me produkte ekuivalente të prodhuesve të tjerë”, ka thënë Asllani.

Edhe pse nuk ka dashur të japë deklaratë para kamerës, Asllani thotë se specifikat nuk plotësohen nga asnjë prodhues tjetër si DELL, HP apo edhe prodhues tjerë dhe qartësisht është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, përkatësisht neni 28 për specifikimet teknike.

Zyrtarë të MASHT-it kanë kthyer vetëm përgjigje me shkrim, ndonëse për 2 ditë radhazi u deklaruan se do të prononcoheshin para kamerës.

Në përgjigje thuhet se e respektojnë vendimin e OSHPS-së, por Specifikat teknike për hapjen e një tenderi nuk i bënë divizioni i Prokurimit por, njësia e kërkesës. Tenderi i njëjtë do të publikohet menjëherë pasi njësia e kërkesës t’i sjellë specifikat e tjera.

Ndërkaq, në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, MASHT-i ka dhënë arsyetimet e veta se ky institucion i ka bërë specifikimet teknike në bazë të nevojave që ka, e jo për favorizim të ndonjë operatori të caktuar ekonomik.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi sipas dosjes së tenderit, ka qenë 350 mijë euro.