Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Pezullimi i dialogut është hequr me lirimin e Haradinajt, por s’dihet kur do të rifillojë

Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Colmar të Francës me fletarrest të Serbisë kishte bërë që të pezullohet dialogu me Serbinë.

Por tashmë kur Ramush Haradinaj është i lirë, ende nuk dihet se kur do të vazhdojë dialogu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria për Dialog, Edita Tahiri nëpërmjet telefonit për KosovaPress, ka thënë se vizita e Angeline Eichorst, drejtore në BE, ka shërbyer për të zhvilluar konsultat rreth kësaj çështje.

“Vizita e Angeline Eichorst, drejtore në BE ka shërbyer për të zhvilluar konsultat rreth kësaj çështje, se kur mund të vazhdoj iu njoftojmë. Tashmë pezullimi është hequr me lirimin e z. Haradinaj”, ka thënë ministrja Tahiri.