Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 18 vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra ka thënë se ai është themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kujtimi për të vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, në 18 vjetorin e rënies heroike të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, kujtimi për të na vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.