Ngjarjet e para pak ditëve në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahen mend gjatë kur protestues të shumtë hynë dhe zaptuan çdo cep të tij.
Përveç se uzurpuan ambientet e Kuvendit, ata edhe sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare, në mesin e të cilëve kandidatin për kryeministër, kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, por edhe deputetin shqiptar, Ziadin Sela, i cili ende po trajtohet në spital nga plagët e marra, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, pas shumë filmimeve të publikuara, deputeti i VMRO-DPMNE -së, Ljupço Dimovski, që ka shërbyer edhe si ministër i Bujqësisë në mandatin e fundit të qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video në të cilën shihet se si një pjesë e protestuesve, pasi futen në Kuvend, fillojnë të përqafohen me Ilija Dimovskin, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe deputetë tjerë të VMRO-DPMNE-së.
Kjo video nga mediat në Maqedoni po shfrytëzohet për të dëshmuar se protestuesit kanë qenë përkrahës së VMRO-DPMNE-së së Gruevskit.