Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afërdita që u jep shpresë e dashuri fëmijëve në nevojë

Mbledhja e fondeve për fëmijët e verbër të Kosovës e ka shtyrë Afërdita Tahirin që të marrë mundin dhe t’i futet një aventure të gjatë e të lodhshme.

Në marsin e vitit 2016, ajo ka arritur të pushtojë majën e njohur Uhuru të Kilimanxharos, 5.895 metra lartësi mbidetare, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga kjo përvojë dhe nga angazhimet e mëvonshme, ajo ka vënë re se si edhe njerëzit e verbër dhe ata me shikim të dobët mund të shohin e ndiejnë natyrën si të tjerët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo është diçka më e thellë - ndjehet. Dashuria ndaj natyrës nuk përzgjedh se kush mund ose nuk mund ta shohë e ta prekë atë. Mjafton që të lindë emocioni për të”, ka thënë ajo.

Afërdita ka dhjetë vjet që është përfshirë në aktivitete vullnetare, por ngjitja në Kilimanxharo e ka motivuar që të punojë më shumë në kthimin e shpresës dhe dashurisë për të gjithë fëmijët me nevojë.

Ajo e kishte parë se këto dy fjalë kanë kuptim të veçantë për fëmijët që janë privuar nga disa kënaqësi e “privilegje”, qofshin ekonomike, të marrëdhënieve sociale apo edhe të karakterit shëndetësor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.