Mentor Dida, prishtinasi që ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës, shpesh mban ligjërata për përjetimin e luftës në Kosovë, por që në fakt u bë shkas që ai t’i përvilej punës vullnetare në komunitet si nxënës i shkollës së mesme në Prishtinë.
Dida vazhdon të jetë aktiv si vullnetar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thotë se ka kulturë të zhvilluar të vullnetarizmit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë njëri prej gjashtë bashkëthemeluesve të organizatës joqeveritare “Iniciativa për prosperitet në Kosovë”, që ka për qëllim t’i inkurajojë të rinjtë të marrin pjesë në nisma vullnetare në bashkësi. Ai mendon se kështu përfiton shoqëria në përgjithësi, por edhe vullnetari shpirtërisht, në veçanti.
Në një intervistë elektronike për “Kohën Ditore”, Dida ka bërë thirrje që të ketë fushata dhe programe shkollore për rëndësinë e punës vullnetare – “Ejani të bashkëpunojmë dhe ta shohim si ta bëjmë këtë punë”.
KD: Z. Dida, a mund të na tregoni me pak fjalë se çfarë në të vërtetë për ju nënkupton vullnetarizmi?
Dida: Kur themi këngëtar ose këngëtare, mendojmë për një njeri që këndon. E kur themi vullnetar ose vullnetare, mendojmë për një njeri që ka vullnet... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.