Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shuarja e vullnetarizmit

Kushdo që është mbi 24 vjeç dhe kryen çfarëdo pune vullnetare, Kosova nuk ia njeh ligjërisht angazhimin.

Vendi nuk ka ndonjë raport për shkallën e vullnetarizmit e as për aktivitetet vullnetare që kryhen prej qytetarëve të moshave të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shoqëria civile dhe ekspertët e fushës e konsiderojnë mangësi kufizimin e njohjes së punës vullnetare vetëm për personat prej 15 deri në 24 vjeç, siç specifikohet në udhëzimin administrativ në kuadër të Ligjit të rinisë.

Të dhënat e anketimit të kryer në kuadër të hulumtimit “Komunitete të organizuara: Roli dhe rëndësia e qytetarisë aktive”, publikuar në prill nga Instituti GAP, tregojnë se tetë në dhjetë persona kanë kryer vitin e kaluar punë vullnetare.

Edhe kjo e dhënë sfidohet prej përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Kosovës, të cilët thonë se vullnetarë janë 95 për qind të njerëzve që i zbatojnë në terren aktivitetet e koordinuara prej 26 zyrave të Kryqit të Kuq nëpër Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.