Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa s’konfirmon nëse demarkacioni do të shkojë në Kuvend javën e ardhshme

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit do ta procedojnë në Kuvend në momentin që janë të sigurt se ai do të kalojë.

Ai ka thënë se do të bisedojë edhe me opozitën për këtë çështje, duke mos saktësuar nëse kjo do të ndodhë javën e ardhshme, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por opozita këmbëngul se do ta kundërshtojë fuqishëm demarkacionin si të tillë.

Edhe Vetëvendosje e kundërshton fuqishëm demarkacionin.

Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është marrë me deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi.

Ndryshe, javën e ardhshme në Kosovë pritet të vijë sërish zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ai javën e kaluar në bisedë telefonike me krerë të shtetit ka kërkuar që demarkacioni të votohet sa më parë në Kuvend.


Mustafa s’konfirmon nëse demarkacioni do të... by kohanet