Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tsipras: Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve me Greqinë

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras përgëzoi të shtunën Ilir Metën për zgjedhjen në detyrën e lartë të presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Tsipras shprehu besimin se presidenti Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meta dhe Tsipras në një bisedë telefonike diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i zgjedhur Meta e siguroi kryeministrin e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.