Ish-ministri i Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se pa formimin e ushtrisë së Kosovës, nuk kemi që çfarë t’i ofrojmë NATO-s.
“Derisa nuk e kemi formuar ushtrinë, ne nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s. Andaj fillimisht duhet ta bëjmë ushtrinë”, ka thënë Çeku në tryezën e Asociacionit të Paktit Atlantik të Rinisë së Kosovës, në të cilin u diskutua rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇeku ka thënë se edhe Kosova synon të anëtarësohet në NATO, duke shtuar se nuk ka ndonjë kundërshtar brenda Kosovës rreth kësaj çështjeje.