Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende vazhdojnë të jenë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Tani besoj se në LDK ka njerëz me integritet, po ashtu deputetë që nuk do të lejojnë që një turp i madh, një e keqe e madhe t’i vijë vendit, e kam fjalën për demarkacionin dhe temat tjera. Pra, shumë besoj se ka njerëz me integritet brenda LDK-së ashtu siç ka edhe në partitë tjera në pushtet dhe i falënderoj deputetët e opozitës dhe të komuniteteve po ashtu që kanë shprehur gatishmërinë të mos lejojnë e lejojnë të kalojë. Ne jemi kundër dhe qëndrimi nuk ka ndryshuar”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente ai i ka bërë pas homazheve te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ish kryeministri Haradinaj tha se do të vazhdojë nderimin e tij edhe tek vendet tjera ku pushojnë trupat e heronjve të rënë për liri. Ai theksoi se me këtë dërgojnë porosi që po nderojnë njerëzit dhe vendet me kulmorë.
“Kuptohet me këtë e dërgojmë një porosi jo vetëm për të shënuar ato ngjarjet më kulmore e vendet me kulmore sepse kudo që qëndron një trup i qytetarit tonë, një shpirt njeriut tonë ne jemi për ta nderuar”, tha Haradinaj.
Lideri i AAK-së u kthye nga Franca me 27 prill pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për mos ekstradimin e tij në Serbi. Haradinaj qëndroi në Francë për katër muaj në bazë të një fletarresti të Serbisë, me të cilin akuzohej për krime lufte dhe kërkohej ekstradimi i tij në Serbi.