Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka komentuar një deklaratë të deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, që sipas Gecajt ka thënë se “në momentin që e sjellin demarkacionin, ata bëjnë kompromise me Listën Serbe dhe në këtë formë e sjellin edhe Serbinë në Kosovë”.
Sipas Gecajt, arma e vetme e opozitës që nga fillimi i këtij mandati ka qenë keqpërdorimi flagrant i ndjenjave nacionale, dhe atë në mënyrën më primitive dhe më të pasinqertë të mundshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të shpresojmë dhe besojmë se deputetët e pozitës, posaçërisht bashkëpartiakët e mi, nuk do të bien pre e këtyre lojërave sa të ndyra aq edhe të pandershme”, ka thënë Gecaj.