Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eskalimi në konflikt ndëretnik cenon qenien e Maqedonisë

Tensionet në Maqedoni nuk janë ulur.

Nikola Gruevski vazhdon ta kontestojë shumicën parlamentare, e cila një ditë më parë zgjodhi Talat Xhaferin për kryeparlamentar, vendim pas të cilit protestues antishqiptarë pushtuan sallën plenare dhe lënduan shumë deputetë, e më së rëndi Ziadin Selën, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkëpartiakët e Selës e kanë kualifikuar terrorist aktin, i cili nuk është penguar nga policia.

Agim Nuhiu, ministër i Punëve të Brendshme, është ankuar për sabotim nga ish-ministri Mitko Cavkov, i cili e drejtonte shtabin operativ për menaxhimin e protestës.

Lidershipi shqiptar ka alarmuar se rrëshqitja e konfliktit politik në atë ndëretnik mund ta cenojë Maqedoninë.

E në Kosovë kanë theksuar se zhvillimet në fqinjin jugor varen posaçërisht nga reagimet në Tiranë dhe në Prishtinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.