Arbëri

Këto janë katër çështjet për të cilat PTK humbi rreth 30 milionë euro në Arbitrazh

Milot Gjikolli, drejtor i Z Mobile, në “Interaktiv” të KTV-së ka treguar për katër çështjet për të cilat i janë drejtuar Arbitrazhit.

Ka treguar se janë katër gjëra. Vonesa për sigurimin e Sim Kartelave me kohë, e dyta mos sigurimi fare i numrave të parë shtesë dhe mos lëshimi i shërbimeve 3G dhe 4G.

“Për shërbimet 3 dhe 4G ne ju kemi drejtuar PTK-së në momentin kur në mënyrë komerciale i ka lansuar konkurrenca. Janë qasur me faktin se janë në proces të privatizimit dhe nuk kanë mundësi të investojnë, dhe në fund në formë të befasueshme e kanë lanësuar për vete. Ne vetëm e kemi pa në reklama se është lanësuar nga ana e tyre”, ka thënë Gjikolli.

“Ne kemi dashur që atë ta kemi kohë në mënyrë që të mos mbesim mbrapa konkurrencës tonë, sepse në teknologji është një parim që ‘që dje është vonë’”.

Kontrata parashihte 200 mijë numra.

“Numrat janë pasuri shtetërore. Ne patëm mbërri në 190 mijë numra aktivë, dhe patëm menduar se nuk do të paraqiste pengesë kërkesa për numra shtesë, sepse fundi i fundit ne e bëjmë shitjen e numrave rezervë të PTK-së, e përpunojmë, e brendojmë investojmë enormë në reklama dhe 27 për qind të fitimit ia japim PTK-së”, ka shpjeguar Gjikolli.

Ai ka pasqyruar një tabelë që tregon trendin e zhvillimit të tri kompanive të telefonisë.

“Në vitin 2009, 2010 dhe 2011 ne nga 1 për qind rritemi në 9 për qind, PTK-ja ka rritje, kurse konkurrenca [IPKO v.j.] ka rënie. Në vitin 2012 është e kundërta. Ne jemi në pikë dhe mbesim ‘stand by’ sepse s’kemi më numra, PTK-ja shkon teposhtë, IPKO shkon lartë. Kjo është ekuivalent me kohën kur z. Ejup Qerimi nga IPKO vjen drejtor i PTK-së. Pse? Nuk më takon mua ta komentoj“, ka thënë Gjikolli.