Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti uron Metën, falënderon Nishanin

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti e ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen Presidentin i ri i Shqipërisë.

Ahmeti, ka shprehur bindjen se nën lidershipin e Metës, partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit që po ndërmerrni. Ne njihemi gjatë dhe kemi punuar bashkë në kohëra vendimtare për kombin dhe rajonin. Andaj, jam i bindur që Ju, me maturinë, urtësinë dhe eksperiencën Tuaj, do të arrini të adresoni me sukses sfidat me të cilat po përballet sot shteti shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i BDI-së, më tej ka shprehur mirënjohjen e thellë për Presidentin Bujar Nishanin për, siç ka thënë, mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe rrugëtimin euro-atlantik duke zbatuar politika të fqinjësisë së mirë për të gjitha vendet në hapësirën tonë rajonale.

“Duke shprehur edhe një herë urimet e mia, Ju lutem pranoni, zoti President Meta, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.