Kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka uruar përmes një shkrimi në Facebook, presidentin Ilir Meta.
“E uroj përzemërsisht presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Jam i bindur se ai do të dalë ballëlartë edhe para detyrës së të parit të vendit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje Veseli ka shkruar edhe për angazhimet tjera të tij, duke treguar edhe për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Gjatë gjithë angazhimit të tij politik në dy dekadat e shkuara, Meta përherë ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe afirmimin e saj ndërkombëtar, gjë të cilën jam i sigurt se do ta bëjë me përkushtim dhe intensitet të njëjtë edhe si president. Kosova dhe Shqipëria përherë do t’i ruajnë dhe thellojnë marrëdhëniet speciale dhe vëllazërore, ka shkruar Veseli.