Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.
Pasi e përgëzon për këtë detyrë të re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit së Metës në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjellët, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Senatit të Italisë dërguar Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Ilir Meta.
