Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Eksperienca dhe maturia e Metës do të ndikojnë pozitivisht për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa i ka uruar Metës suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.