Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bllokimi i rrugës drejt Manastirit të Deçanit shtyhet për fundin e javës tjetër

Është shtyrë bllokimi i rrugës drejt Manastirit të Deçanit, deri në fundin e javës së ardhshme.

Sipas Shkodran Imerajt, presioni nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, solli pezullimin e bllokimit dhe dorëheqjen e kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës në degën në Deçan, Selim Lokaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Imeraj, që deri në zgjedhjen e strukturave të reja po e ushtron funksionin e lënë bosh nga Lokaj, thotë se bllokimi i rrugës do të ndodhë.

Përveç bllokimit 1 orësh të rrugës, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan, paralajmërohet edhe bllokimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Pejë, për të kundërshtuar likuidimin e dy ndërmarrjeve, Apiko e Iliria.


Bllokimi i rrugës drejt Manastirit të Deçanit... by kohanet