Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në seancën e sotme të Shukri Bujës, ai s’ndjehet fajtor

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja është deklaruar i pafajshëm për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar i Lipjanit.

Në seancën e parë fillestare, ish-kryetari i Lipjanit është paraqitur bashkë me 9 persona tjerë që akuzohen për dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim i ndikimit dhe punime ndërtimore të kundërligjshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjithë të akuzuarit kanë thënë se nuk e ndjejnë veten fajtorë për akuzat e Prokurorisë Speciale.

Rasti ka të bëjë me një vendim të Komunës së Lipjanit, në bazë të të cilit i ishte lejuar biznesmenit Fahri Retkoceri që të ndërtoj një objekt banimi në një tokë që ka qenë e destinuar për tokë bujqësore.

Kjo ishte bërë pas Komuna e kishte ndërruar krejt planin urbanistik duke ia përshtatur kërkesës së Ratkocerit për ndërtim të objektit. Seanca e radhës është caktuar për muajin maj.


Në seancën e sotme të Shukri Bujës, ai s... by kohanet