Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Telekomit nuk pranojnë ulje të pagave për të paguar dëmin nga Arbitrazhi

Sindikata e punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka paralajmëruar menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje, që në asnjë mënyrë të mos prekë pagat e punëtorëve për të shlyer dënimin nga vendimi i fundit i arbitrazhit.

Kryetari i sindikatës, Lamih Balaj, ka thënë se më nuk do të lejojnë të dëmtohen punëtorët, siç ka ndodhur kohë më parë dhe se këtë dëm duhet ta paguajnë vetë ata që e sollën në këtë gjendje Telekomin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I njëjti nuk ka përjashtuar edhe veprime të tjera për të mos lejuar prekjen e pagave.

Reagimi i kësaj sindikate vjen pak ditë pasi kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Agron Mustafa nuk e kishte përjashtuar mundësinë që të preken edhe pagat e punëtorëve për të paguar 30 milionë euro dënim.

Drejtuesit e kompanisë ZMobile që fitoi rastin në arbitrazh janë ende në pritje të konfirmimit të këtij dënimi. Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Telekomi rreth kësaj çështjeje, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.


Punëtorët e Telekomit nuk pranojnë ulje të... by kohanet