Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me bankën ProCredit kanë nisur rregullimin e parkut Heroinat që ndodhet mes hotel “Grandit”, BQK-së dhe Pallatit të Rinisë.
Vlera e projektit është 40 mijë euro dhe sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, parku ka pamjen e mushkërive për të promovuar një mjedis sa më të mirë, raporton TV Arta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ahmetit parkun është dashur ta rregullojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përfaqësuesit e bankës kanë thënë se ky është parku i dytë në Prishtinë që po e rregullojnë pas atij në Dardani dhe se janë të gatshëm të investojnë gjithmonë për një mjedis më të mirë.
{gallery}