Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka lansuar projektin“Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL)”, një platformë digjitale moderne, e cila do të ofrojë mundësi të shkëlqyshme për studentët tanë që të kenë pasqyrë të qartë për ofertat akademike të universiteteve dhe kolegjeve dhe e cila do të vendos rend, rregull dhe transparencë në arsimin e lartë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vlerësuar lartë lansimin e këtij projekti për reformën në arsimin e lartë, si një projekt i cili pretendon që të implementojë menaxhim efikas dhe modern në arsimin e lartë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSMIAL, do t’i ndihmojë Ministrisë së Arsimit në hartimin më të mirë të politikave të brendshme, si dhe ta furnizojë me informata në mënyrë që të ketë një harmonizim më të mirë mes Arsimit të Lartë dhe nevojave të tregut të punës.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Eye (Bank zvicerane) dhe UNDP.