Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Nuhiu ofron dorëheqjen nga MPB-ja e Maqedonisë

Agim Nuhiu ka ofruar dorëheqjen nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë shkaku i incidentit të së enjtes mbrëma në objektin e Kuvendit maqedonas.

“Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ, Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit, por edhe në shtabin operativ”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madh që është për çdo dënim, pasi një pjesë e të punësuarve kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënim dhe sanksione, raporton Alsat.

“Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së do të kërkojë përgjegjësi ndaj të gjithëve atyre që nuk kanë vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ. MPB-ja është institucion që duhet ta garantojë rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e strukturave politike”, ka thënë Nuhiu.

Ai ka bërë thirrje që Prokuroria Publike në mënyrë aktive të kyçet dhe sa më shpejtë t’i zbardhë ngjarjet e fundit që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë.

“Dua të potencoj se jam i dëshpëruar se një pjesë e protestuesve nuk e lejuan ndihmën e parë që të hyj në Kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerëzore. Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i ministrit të Brendshëm”, ka thënë Nuhiu.