Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjatë një mbledhje të Grupit Parlamentar të PS, ka porositur deputetët socialistë që të mos ketë asnjë mungesë sot, në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, në mënyrë që të jenë votat e plota për të zgjedhur kandidatin kryesor Ilir Meta.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, Rama u ka kërkuar deputetëve që të mos ketë skena apo skandale që do të pengonin procesin e zgjedhjes së presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjë të mos mungojë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit”, – mësohet të ketë thënë Rama.
Me propozim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me pëlqimin e Partisë Socialiste, kryeparlamentari Ilir Meta është emri zyrtar i propozuar për postin e kreut të shtetit.
Seanca parlamentare kur pritet votimi do të mbahet në orën 17.00 dhe vjen pas djegies së tre raundeve të para, kur për zgjedhjen e Presidentit duhej një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla.
Ndërkohë në raundin e katërt mjafton miratimi me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.