Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit Arbërie Nagavci, ndanë çmimet dhe mirënjohjet 6 nxënësve fitues të garës “Shkencëtari i Ri 2017”, e cila u organizua nga MAShT dhe DKA e Prishtinës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Bajrami, me këtë rast ka përgëzuar nxënësit fitues të kësaj gare të diturisë, njëherësh theksoi se ky dhe aktivitetet e ngjashme na bëjnë krenar dhe dëshmojnë se kemi të rinj shumë inteligjent, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë të besojmë se një ditë mund të jenë liderë të së ardhmes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përmes frymës së garave dhe aktiviteteve të ndryshme, ne po fusim një lloj gare motivuese, ku nxënësit tregojnë aftësitë dhe kreativitetin e vet, prandaj kemi obligim kombëtar dhe shtetëror që kësaj rinie t’i sigurojmë një edukim cilësor”, tha ai.
Duke folur për sukseset e nxënësve dhe studentëve tanë në gara të ndryshme diturie edhe në nivel ndërkombëtarë, Bajrami tha se Ministria e Arsimit do të vazhdojë që të motivojë zbulimin e talenteve të rinj, t’i mbështes ata në zhvillimin e tyre në karrierë.
“Këta nxënës të shkëlqyeshëm na japin shpresë për një të ardhme të mirë , duke ngritur një gjeneratë të re, të arsimuar dhe edukuar, të cilët do të jenë të barabartë me moshatarët e tyre në vende të ndryshme të botës”, përfundoi Bajrami.
Në këtë garë diture, në lëndën e Kimisë dhe Biologjisë, kanë marrë pjesë 42 nxënës te dalluar të klasave 10, 11 dhe 12 të shkollave të Komunës së Prishtinës.