Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pritet të paditet nga serbët edhe në Strasburg

Në Serbi vazhdon shfaqja e pakënaqësive me lirimin e djeshëm të Ramush Haradinajt, transmeton Koha.net.

Kështu, pakënaqësinë e vet sot e kanë shfaqur edhe ata që veten e quajnë anëtarë të familjeve të serbëve të vrarë duke paralajmëruar një aktakuzë të re kundër tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas asaj që shkruan “Veçernje Novosti” online, ata, ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës në Colmar, për Ramush Haradinajn, do të përgjigjen me aktakuzë të re ndaj ish komandantit të Zonës Operativ të Dukagjinit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Veç kësaj, ata shpresojnë shumë dhe presin që Ramush Haradinaj të gjykohet edhe nga Gjykata Speciale.