Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka shqyrtuar sot raportet vjetore të punës për vitin 2016 të katër gjykatave themelore, Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë dhe të Gjykatës Themelore në Pejë.
Kryetarët e këtyre gjykatave diskutuan për sfidat dhe kërkesat që kanë, por pa harruar edhe të arriturat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raporteve, gjatë vitit 2016 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha këto gjykata.
Kryetarët e gjykatave themelore përpara anëtarëve të Këshillit shtruan kërkesat e tyre duke filluar nga rritja e numrit të gjyqtarëve nëpër gjykata, rritja e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë e deri te rritja e buxhetit. Arsyeja e kërkesës ishte grumbullimi i një numri të madh të lëndëve në sirtarët e gjykatave.
Gjykata Themelore në Prishtinë u cilësua si gjykatë me nevoja imediate për rritjen e numrit të gjyqtarëve, duke pasur parasysh territorin që e mbulon dhe numrin më të madh të departamenteve krahasuar me gjykatat e tjera.
Gjithashtu, kryetarët diskutuan edhe për degët që i mbulojnë, ku si degë me gjendje kaotike u përmend ajo e Drenasit. Sfidë për kryetaren e kësaj gjykate mbetet, zvogëlimi i numrit të lëndëve dhe kërkesa për moslejimin e vjetërsimit të lëndëve. Gjithashtu, edhe delegimi i kompetencave të caktuara nga Sekretariati i KGjK-së në gjykata u cilësua si sfidë për gjykatat themelore.
Kryetarët u shprehën të kënaqur me punën në gjykata në raport me numrin e gjyqtarëve, por mbetet akoma punë për t’u bërë në gjykatat tona me qëllim të ngritjes edhe më të madhe efikasitetit të punës.
Kryesuesi i KGJK, Nehat Idrizi, kërkoi nga kryetarët e gjykatave të jenë më të vëmendshëm në lëndët e korrupsionit (shenjëstruara), pasi që me atë lëndë lidhet edhe liberalizimi i vizave.
Raportet e të gjitha gjykatave u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, Këshilli ka caktuar zëvendës kryetar të Gjykatës së Apelit Hashim Çollakun, i cili aktualisht është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.
Këshilli autorizoi kryesuesin Nehat Idrizi të nënshkruaj Marrëveshje Mirëkuptimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë-kompetencat e vet.