Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mogherini dhe Hahn bëjnë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje në Maqedoni

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn përmes një njoftimi të përbashkët për shtyp shprehën shqetësim dhe dënuan ashpër ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Dënojmë ashpër sulmet që ndodhën sot ndaj deputetëve të Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë tërësisht të papranueshme dhe ne bëjmë thjirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”, deklaruan Mogherini dhe Han në komunikatën e përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia duhet që të garantojnë sigurinë e Kuvendit dhe anëtarëve të tij”, shtuan dy krerët.

“E shohim me pozitivitet zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në insitucione është mënyra e vetme për avancimin dhe kërkojmë që të gjitha partitë politike ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojnë në frymën e parimeve demokratike, dinjitetit dhe maturisë”, vijon komunikata.

“Maqedonia është vend kanidat për anëtarësim dhe BE­-ja është e gatshme që të punojë me Parlamentin për reformat e nevojshme për avancimin e vendit në rrugën evropiane”, citohet në deklaratën e përbashkët të Federica Mogherinit dhe Johanes Hahn.