Kreu i VMRO-DPMNE-së,Nikolla Gruevski, ka fajësuar LSDM-në dhe partitë shqiptare për dhunën e djeshme në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, që rezultoi me shumë të lënduar pikërisht nga radhët partive që ky i fajëson.
Tre orë pas mesnate përmes një konference të jashtëzakonshme për dhunën e shkaktuar në institucionin më të lartë ligjvënës ka akuzuar LSDM-në dhe partitë shqiptare, të cilat mbështesin partinë e Zaevit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski, në orët e hershme të mëngjesit ka theksuar se VMRO DPMNE nuk ka asnjë lidhje me dhunën e ushtruar.
Ai u ka bërë thirrje oganeve përkatëse që sa më shpejtë të ndriçojnë rastin në fjalë, ndonëse për dhunën e ushtruar në Parlament ka fajësuar LSDM-në.
“E dënoj mënyrën se si Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë e tjera që e mbështesin vendosën që të përpiqen që në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetar të Parlamentit të Maqedonisë duke i shkelur në formë eklatante të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike dhe me vetëdije kontribuan në rritjen e tensioneve dhe polarizimin e shoqërisë sonë”, ka theksuar Gruevski.
Ai tha se duhet të mbështetet iniciativa e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov pë realizimin e një takimi mes liderëve të partive kyesore politike për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krizës së thellë politike.