Nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës gjatë periudhës janar-mars të vitit 2017 janë mbledhur 306.4 milionë euro. Nga kjo shumë prin dogana me 211.5 milionë euro, ndërsa ATK-ja me 94.9 milionë euro.
Për këto të dhëna në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës kanë raportuar, të enjten, krerët e dy institucioneve, Sakip Imeri nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Bahri Berisha, kreu i Doganës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër tremujorin e parë të vitit 2017, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 94.9 milionë euro, 8.66 milionë euro më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që në përqindje del të jetë 10.04% më shumë. Ndërsa nga kontributet pensionale janë mbledhur 27 milionë euro.
Nga vlera e përgjithshme më së shumti ka kontribuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me 44.8%, Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) me 30.6% dhe Tatimi në të Ardhurat e Korporatave me 24.6%. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.