Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani i BDI-së: Ka deputetë të ngujuar, policia ka nisur të marrë situatën nën kontroll

Situata e tensionuar vazhdon në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferrit kryetar i Kuvendit në Maqedoni. Policia tashmë ka filluar aksionin për të marrë gjendjen nën kontroll.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ka deputetë të lënduar por ata janë edhe të ngujuar, kemi situatë të tensionuar, policia ka filluar të marrë situatën nën kontroll", ka thënë Osmani. "Qytetarët sidomos ata shqiptarë duhet të rrinë të qetë derisa institucionet të marrin situatën nën kontroll".

Osmani në një lidhje direkte nga Maqedonia ka thënë se nuk ka njohuri ende për gjendjen aktuale të deputetit Zijadin Sela.

"I kemi informatat qe është i lënduar por jo në gjendje të rëndë, jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegë të cilët janë të ngujuar brenda në Parlament", ka thënë ai.

Osmani thotë se e rëndësishme mbetet qetësimi i situatës për të vazhduar tutje me hapat drejt krijimit të qeverisë.

"Sot në kushte ndoshta jonormale është zgjedhur për herë të parë Talat Xhaferi si kryetari i parë shqiptarë", ka thënë ai.

"Tash është e rëndësishme që të qetësohet situata. Kemi informacion që tani Policia është në aksion për të vënë situatën nën kontroll", shtoi tutje ai.