Menjëherë pas aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai dhe shqiptarët kurrë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë.
Haradinaj për mediat ka ripërsëritur se kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij ishte kërkesë për luftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët janë në të drejtë dhe jemi të vendosur. do të jemi të vendosur që t’ia tregojmë vendin një armiku si Serbia. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veten mjafton ta shohim rastin e Kroacisë”, ka deklaruar Haradinaj.
Sot Haradinaj u lirua nga gjykata në Strasburg, pas katër muajsh ndalimi në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia dhjetë vjet më parë.