Presioni për prishjen e koalicionit PDK-LDK duket se tashmë është te Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kjo pasi PDK-ja ia ka bërë të ditur LDK-së rishqyrtimin e koalicionit nëse nuk ratifikohet demarkacioni në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse ky koalicion nuk merr vendime të mëdha, nuk ka asnjë arsye të vazhdojë bashkëqeverisja, thotë Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të PDK-së, raporton KTV.
Duket se më në fund LDK-ja po i kupton kërcënimet e PDK-së dhe ka rikthyer kritikat ndaj partnerit qeveritar.
Koalicioni qeverisës ende nuk ka saktësuar se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Zyra e kryeministrit ka konfirmuar përmes një përgjigjeje me shkrim se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi do të shkojë për votim në Kuvend javën e ardhshme.