Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Ai është votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin.

Jashtë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë janë mbledhur sërish qindra njerëz në një tjetër protestë anti-shqiptare.