Eliot L. Engel ka përshëndetur lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga gjykata franceze në Colmar, duke thënë se shpreson që ky veprim do të lejojë Prishtinën dhe Beogradin t’i kthehen punës së rëndësishme për normalizimin ndërmjet dy shteteve.
“Jam i lumtur që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u lirua sot nga gjykata franceze. Shpresoj se ky veprim do të lejojë Prishtinën dhe Beogradin t’i kthehen punës së rëndësishme për normalizim ndërmjet dy shteteve”, thuhet në deklaratën për media të anëtarit të Komitetit për Punë të Jashtme, Eliot Engel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më tepër, ai konsideron se nëse Serbia do të ishte serioze dhe e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo nuk do të ndiqte Haradinajn, i cili dy herë është liruar nga gjykata ndërkombëtare.
Engel ka theksuar se Serbia duhet të dëshmojë se dëshiron të bashkohet me demokracitë e Evropës, ndërsa tërheq vërejtjen se duke pranuar armë të rrezikshme të avancuara nga Vladimir Putin, Beogradi është i angazhuar në një garë armësh i cili do të kërcënojë fqinjët e saj dhe pengon sigurinë e partnershipit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.