Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka uruar liderin e AAK-së Ramush Haradinaj me rastin e lirimit nga autoritetet franceze nga akuzat e Serbisë.
“Partia Demokratike Turke e Kosovës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Mendojmë se ky vdim është fitore e drejtësisë, fitore e Kosovës dhe një fitore e re e z. Haradinaj”, thuhet në urimin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo