Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Liria dhe demokracia e Kosovës nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve serbë

Java e të Pagjeturve është përmbyllur sot në Mejë të Gjakovës me një akademi përkujtimore për shqiptarët e vrarë nga forcat serbe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i pranishëm në këtë akademi përkujtimore, derisa përmes Facebookut ka shkruar se liria dhe demokracia e Kosovës nuk janë të plota pa dënimin e kriminelëve serbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sakrifica dhe dhimbja e madhe e Mejës përmbylli Javën e të Pagjeturve dhe të viktimave të terrorit shtetëror serb bërë anekënd Kosovës, ku pësuan qytetarët e pafajshëm”, ka shkruar Thaçi.

“Liria, demokracia dhe çdo vlerë e ndërtuar me mund dhe sakrificë në Kosovën e lirë, nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë për personat e vrarë dhe të masakruar, pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të varrosurve brenda dhe jashtë Kosovës”.