Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe refuzimin e kërkesës së Beogradit për ekstradimin e tij, raporton Koha.net.
“Është e papranueshme mbajtja e fletë-arresteve të vjetra ndërkombëtare nga Serbia, e cila është në dialog të ndërmjetësuar me Kosovën. Lideri i AAK-së është gjykuar dy herë, në vitin 2008 dhe 2012 për krimet e luftës nga Tribunali i Hagës”, ka thënë Lunaçek.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkoj nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe nga qeveritë e 28 vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht 23 shteteve që njohin Kosovën – që t’ia bëjnë të qartë Serbisë se duhet të tërhiqen fletë-arrestet e vjetra. Ky është një kusht i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ajo.
Haradinaj është mbajtur nga autoritetet franceze që prej 4 janarit me një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai akuzohej për krime të luftës.