Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia pritet ta thërrasë ambasadorin e vet nga Franca shkaku i Haradinajt

Qeveria e Serbisë ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar, transmeton Koha.net.

Pas përfundimit të mbledhjes, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nga Parisi do të thirret ambasadori i Serbisë ndërsa po shqyrtohet mundësia e dërgimit të një note proteste Francës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur, Vuçiq, lirimin e Haradinajt e ka quajtur pikëllues, keqardhës dhe qesharak.

Ai ka paralajmëruar se ekipi i juristëve serbë do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës franceze dhe shteti serb do të marrë vendimet e veta të ardhshme lidhur me këtë lirim, të cilin ai e ka quajtur të paprecedent.