Tiranë, 27 prill - Kuvendi nisi të enjten punimet e seances plenare të radhës, ku në rend dite janë përfshirë për shqyrtim disa pr/ligje.
Ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshimet në ligjin “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, si dhe pr/ligji “Për financat e vetëqeverisjes vendore” janë ndër çështjet e parashikuara sot për diskutim. Po ashtu në rend dite është përfshirë dhe miratimi i Fondit për financimin e partive për zgjedhjet parlamentare të qershorit, si dhe votimi i pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2016”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, që me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në rendin e ditës së seancës së sotme u përfshinë dhe një numër pr/ligjesh të tjera, te lidhur kryesisht me projekte në infrastrukturë.
Opozita nga ana e saj vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit dhe kjo e sotmja shënon séancën e 10-të, ku ajo nuk është e pranishme, pa përfshirë këtu seancat jashtë radhe të thirrura për votimin e komisioneve të vettingut dhe ato për raundet e Presidentit të ri të Republikës.
Kushti i vendosur nga të djathtët për krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme vazhdon të mbajë të bllokuar situatën politike në vend, ndërsa nga zgjedhjet e 18 qershorit na ndajnë pak më shumë se 50 ditë.