Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot raundi i tretë i votimit për presidentin në Kuvend e Shqipërisë

Tiranë, 27 prill - Kuvendi, pas seancës plenare të radhës të enjten, do të mblidhet sërish në ora 15:00 për të zhvilluar raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Deri tani janë konsumuar dy, nga pesë raundet për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale në dy raundet e parë nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrëmjen e së mërkurës kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me partitë parlamentare ku nuk mori pjesë opozita, deklaroi se, pavarësisht se maxhoranca ka “një shumicë të padiskutueshme të cilësuar, Presidentin duhet ta kemi sa më konsensual dhe në këtë proces të ecim së bashku me opozitën e të kërkojmë konsensusin e saj”.